- Kryefaqja
- LuxHotel Reports
Raporte dhe financa që i kupton pa qenë analist
Shihni nga vijnë klientët, sa shpenzojnë dhe sa shpesh kthehen. Të ardhurat, shpenzimet dhe arka janë në të njëjtin sistem.
Kërkoni një demo
Njihni klientët tuaj
Kartela e çdo klienti ruan qëndrimet e mëparshme dhe të dhënat e kompanisë, dhe mund ta eksportoni. Statistikat tregojnë në hartë nga vijnë klientët dhe cilat janë shtetet kryesore.
- Të ardhurat, ADR, sa netë qëndrojnë mesatarisht dhe sa herët rezervojnë
- Sa klientë kthehen, sa anulime ka dhe ecuria muaj pas muaji
- Filtra sipas periudhës, kanalit dhe llojit të klientit

Raporte për ju dhe për pronarin
Nxirrni raportin e shitjeve dhe të llogarive financiare, dërgojini pronarit raportin e tij ose krijoni një raport me fushat që ju duhen.
- Raporti i shitjeve
- Llogaritë financiare
- Raporti për pronarin
- Raport sipas nevojës suaj

Regjistër transaksionesh me miratim
Hyrjet dhe daljet shënohen si transaksione dhe miratohen para se të llogariten. Në arkë, disa role të stafit shohin vetëm veprimet e tyre.
- Regjistër hyrjesh dhe daljesh me miratim
- Arkë me rregulla sipas rolit
- Mënyrat e pagesës, llogaritë dhe kategoritë i vendosni ju

Monedha dhe fiskalizimi
LuxHotel punon në EUR dhe ALL, me kursin e këmbimit që vendosni ju. Në Shqipëri, transaksionet fiskalizohen përmes faturës elektronike të BlueBill.
- EUR dhe ALL, me kurs këmbimi
- Fiskalizim me BlueBill në Shqipëri
Pyetje për LuxHotel Reports
Çfarë të dhënash për klientët tregon LuxHotel?
Të ardhurat, ADR-në, sa netë qëndrojnë mesatarisht, sa herët rezervojnë, sa klientë kthehen, sa anulime ka dhe ecurinë muaj pas muaji, me filtra sipas periudhës, kanalit dhe llojit të klientit.
A mund t'i dërgoj pronarit një raport?
Po. Ka një raport të veçantë për pronarin, përveç raportit të shitjeve, të llogarive financiare dhe raporteve që krijoni vetë.
Në cilat shtete funksionon fiskalizimi?
Fiskalizimi funksionon në Shqipëri, përmes faturës elektronike të BlueBill. Për shtete të tjera, na pyesni kur të kërkoni demon.
Pjesët e tjera të LuxHotel System
- LuxHotel PMSKalendari i rezervimeve, lista e rezervimeve, check-in online, pastrimi dhe room service.
- LuxHotel Channel ManagerSinkronizim në kohë reale me Booking.com, Airbnb, Expedia, Agoda dhe mbi 100 OTA.
- LuxHotel Booking EngineWidget rezervimesh me pamjen e hotelit tuaj, për faqen tuaj, me zbritje dhe pagesë online.
- LuxHotel Guest CommunicationInbox i përbashkët për OTA-t, vlerësimet, njoftimet në WhatsApp dhe me email, dhe AI Reception.
- LuxHotel POSNjë POS i thjeshtë për barin e hotelit.
Më shumë për LuxHotel System
- Pagesat onlinePagesa me kartë përmes Stripe dhe POK, dhe link pagese me QR nga rezervimi.
- Çmimet€2 deri në €5 për dhomë në muaj, sipas shtetit, me shtesat të shkruara në faqe.
- KrahasimeSi krahasohet LuxHotel System me Cloudbeds, Mews, Little Hotelier dhe Oracle OPERA Cloud.
- Kush jemiEkipi në Tiranë që ndërton LuxHotel System dhe si funksionon suporti ynë.
Krahasime:LuxHotel System apo CloudbedsLuxHotel System apo MewsLuxHotel System apo Little HotelierLuxHotel System apo Oracle OPERA CloudLuxHotel System apo The Lobby BoyLuxHotel System apo PMS Expert
Shikojeni LuxHotel-in me shembullin e hotelit tuaj
Na tregoni pak për hotelin dhe, në një takim të vetëm, ju tregojmë kalendarin, channel manager-in dhe booking engine-in.