- Kryefaqja
- Funksionalitetet
Gjithçka që i duhet hotelit tuaj, në një sistem
Nga rezervimi i parë te fatura e fundit: çfarë bën LuxHotel për recepsionin, kanalet, klientët dhe llogaritë tuaja.
Kërkoni një demoPlatforma

I bazuar në cloud
Asgjë për të instaluar. LuxHotel hapet në shfletues dhe instalohet si aplikacion në celular e kompjuter, me kopje rezervë çdo natë.

Gjithçka e enkriptuar dhe e sigurt
Të dhënat tuaja janë të enkriptuara, hyrja bëhet me kod njëpërdorimësh dhe pajisje të besuara, dhe suporti hyn në llogari vetëm me një kod që jep stafi juaj.

I thjeshtë dhe modern
Një ndërfaqe e pastër që stafi e mëson brenda një dite: çdo ekran tregon atë që duhet, pa menu brenda menuve.

Role të ndryshme përdoruesish
Administratori, menaxheri dhe recepsionisti shohin secili atë që i duhet për punën, me leje që i përshtatni për çdo person.

Suport me asistent AI
Një asistent AI u përgjigjet pyetjeve për programin në çdo orë, dhe ekipi ynë është aty kur ju duhet një njeri.

I ndërtuar për tregun vendas
Në shqip dhe në anglisht, në EUR dhe ALL, me fiskalizim shqiptar dhe pagesa me POK.
Shitni në çdo kanal

Channel manager me 73 kanale
Booking.com, Airbnb, Expedia, Agoda dhe të tjerat: disponueshmëria, çmimet dhe kufizimet janë njësoj kudo.
Më shumë →
Sinkronizim i kalendarit në pak sekonda
Rezervimi hyn në kalendar dhe dhoma mbyllet në çdo kanal brenda pak sekondave, ndaj nuk keni overbooking.
Më shumë →
Booking engine
Rezervime direkte nga faqja juaj, me kode zbritjeje, oferta dhe pagesë online, pa komision.
Më shumë →
Ndërtim website me çmim oferte
Nuk keni ende faqe interneti? E ndërtojmë për hotelin tuaj me çmim oferte, me booking engine-in gati brenda.
Më shumë →
Kujdesi për klientët

Automatizim i mesazheve
Konfirmimet, kujtesat dhe udhëzimet e mbërritjes dërgohen vetë në WhatsApp dhe me email.
Më shumë →
Recepsion AI përmes WhatsApp
Një recepsionist AI u përgjigjet klientëve në WhatsApp ditë e natë dhe u bën oferta; stafi mund ta marrë çdo bisedë në dorë.
Më shumë →
Check-in online
Para mbërritjes, një mesazh automatik u kërkon klientëve të dhënat, ndaj janë te rezervimi kur arrijnë në recepsion.
Më shumë →
Pagesat dhe financat

Pagesa online me POK dhe Stripe
Klientët paguajnë me kartë kur rezervojnë, ose nga një link pagese që ua dërgoni, dhe çdo pagesë shkon te rezervimi i saj.
Më shumë →
POS për barin dhe restorantin
Një pikë shitjeje e thjeshtë për barin dhe restorantin, e lidhur me hotelin.
Më shumë →
Fiskalizim
Transaksionet fiskalizohen në Shqipëri përmes BlueBill, direkt nga programi.
Më shumë →
Shikojeni LuxHotel-in me shembullin e hotelit tuaj
Na tregoni pak për hotelin dhe, në një takim të vetëm, ju tregojmë kalendarin, channel manager-in dhe booking engine-in.
