Shmangni komisionet e larta prej 15-20% nga platformat e tjera. Me Booking Engine, klientët rezervojnë drejtpërdrejt te faqja juaj, verifikojnë numrin me kod dhe paguajnë online me POK, ndërsa fitimi mbetet 100% i juaji.
Një website për hotelin nuk është thjesht një vizitë, por mundësia juaj më e madhe për të shitur. Me motorin tonë të rezervimeve (Booking Engine), vizitorët e kthejnë interesin e tyre në një rezervim të konfirmuar, thjesht dhe shpejt.
Ju mund ta lidhni sistemin me faqen tuaj aktuale ose ne ju ofrojmë një faqe të gatshme, moderne dhe të shpejtë e optimizuar për shitje direkte.
Dy hapa të rinj në arkën e rezervimit e mbrojnë kalendarin tuaj: numri i klientit verifikohet me kod përpara konfirmimit, dhe pagesa kryhet online me POK pa dalë nga faqja juaj.
Klienti fut numrin e tij të WhatsApp dhe merr menjëherë një kod 6-shifror atje. Rezervimi konfirmohet vetëm pasi kodi të futet saktë, prandaj emrat false, numrat e pavlefshëm dhe rezervimet automatike nuk arrijnë kurrë të bllokojnë dhomat tuaja.

Me integrimin e POK, klienti paguan me kartë pa u larguar nga faqja juaj. Rezervimi vjen i parapaguar, pagesa regjistrohet automatikisht në panelin tuaj dhe paratë shkojnë direkt në llogarinë e hotelit, pa komision OTA-je dhe pa pritur para në dorë në recepsion.
Të varesh vetëm nga agjencitë e huaja (Booking, Expedia) është një rrezik i madh. Duke krijuar një faqe për hotelin tuaj, rrisni pavarësinë dhe maksimizoni fitimin për çdo natë të shitur.
Kur një dhomë kushton 100€, ju merrni 100€. Nuk keni pse paguani 15 deri 20€ komision për asnjë shitje që vjen direkt.
Merrni pagesën direkt nga klienti përmes POK Pay. Rezervimi konfirmohet menjëherë dhe paratë vijnë direkt tek ju.
Rreth 70% e njerëzve rezervojnë nga telefoni. Sistemi ynë është krijuar që të jetë i lehtë dhe i shpejtë në çdo pajisje.
Plotësoni të gjitha kapacitetet tuaja me rezervime direkte pa komision dhe ofroni një përvojë të shkëlqyer për klientët tuaj.