Gjithçka që nevojitet
për hotelin tuaj,
për vetëm €2 / dhomë.

Rezervime, channel manager, 100+ OTA dhe raporte financiare, nga një panel i vetëm. Pa instalim, pa komisione, nga çdo pajisje.

Kalendar live
100+ kanale OTA
Raporte financiare
LuxHotelChannel Manager
Booking.com
Airbnb
Expedia
Agoda
Trip.com
+95kanale

50+

Prona Aktive

hotele, vila & apartamente

100+

Kanale OTA

Booking.com, Airbnb dhe të tjera

4h

Kursim Ditor

mesatarisht për pronë

24/7

Mbështetje

njerëz të vërtetë, jo chatbot

Çdo gjë që nevojitet, në një vend të vetëm.

LuxHotel System mbulon çdo aspekt të operacioneve ditore të hotelit tuaj, nga recepsioni deri te raportet financiare.

FrontDesk
1Panel

Gjithçka nën kontroll

Rezervime, check-in, check-out dhe caktim dhomash, të gjitha nga një panel i vetëm, nga çdo pajisje, në çdo kohë.

FrontDeskRaporteKlientët
Mëso më shumë →
Channel Manager
100+Kanale

Asnjëherë out of sync

Ndryshoni çmimin një herë dhe Booking.com, Airbnb, Expedia e 100+ platforma përditësohen automatikisht.

Channel ManagerDisponueshmëria
Mëso më shumë →
Booking Engine
0%Komision

Rezervime direkte

Lidhni faqen tuaj me Booking Engine-in tonë. Klienti rezervon drejtpërdrejt dhe ju kurseni çdo komision OTA.

Booking EnginePagesa Direkte
Mëso më shumë →

Desktop

Paneli juaj, gjithmonë i qartë.

Ndërfaqja e optimizuar për desktop ju jep pamjen e plotë të hotelit, kalendarin, rezervimet dhe raportet.

LuxHotel System në Mac

Celular

Menaxhoni nga çdo vend.

Aksesoni panelin nga telefoni juaj kudo dhe në çdo kohë. Check-in, rezervime dhe njoftime në gishtat tuaj.

Njoftime automatike WhatsApp →
LuxHotel System në iPhone

Çfarë fiton hoteli juaj.

Hotelet tona shohin rezultate të matshme brenda muajit të parë, pa rrezik, pa kontratë.

100%

Pa Overbooking

sinkronizim i garantuar

40%

Rezervime ↑

direkte pa komisione

3h

Kursyer / Ditë

mesatarisht për staff

Pa kartë krediti. Pa kontratë afatgjatë.

Dashboard · Arrivals
Dashboard i LuxHotel System

Gjithë kanalet tuaja.
Një panel. Automatikisht.

Channel Manager-i sinkronizon disponueshmërinë dhe çmimet tuaja në kohë reale nëpër mbi 100 platforma rezervimesh, pa asnjë ndërhyrje manuale.

Lidhja e Kanaleve OTA
Lidhja e kanaleve OTA në LuxHotel

Çfarë është Channel Manager-i?

Channel Manager-i është sistemi që lidh PMS-in tuaj me të gjitha platformat e rezervimeve online, Booking.com, Airbnb, Expedia dhe 100+ të tjera, dhe i menaxhon ato automatikisht nga një vend i vetëm.

Pa Channel Manager, çdo ndryshim disponueshmërie ose çmimi duhet të bëhet manualisht në çdo platformë veç e veç, duke hapur derën për gabime, overbooking dhe orë të humbura çdo ditë.

Pa Channel Manager

Overbooking për shkak të sinkronizimit manual
Çmime të ndryshme nëpër platforma pa qëllim
Orë të humbura duke përditësuar çdo kanal veç e veç
Rezervime të humbura kur disponueshmëria nuk përditësohet

Çfarë bën Channel Manager-i i LuxHotel

Sinkronizim në kohë reale

Kur vjen një rezervim nga çdo burim, të gjitha kanalet mbyllen automatikisht për ato data brenda sekondave.

Menaxhim i çmimeve

Ndryshoni çmimet një herë në PMS, përditësohen njëkohësisht në Booking.com, Airbnb, Expedia dhe çdo kanal tjetër.

Mbrojtje nga overbooking

Sistemi mbyll disponueshmërinë menjëherë pas çdo rezervimi, mundësia e overbooking-ut eliminohet plotësisht.

Njoftime të menjëhershme

Pranoni njoftim për çdo rezervim të ri, anulim ose modifikim, pavarësisht nga cili kanal vjen.

100+ kanale OTA

Integrimi nëpërmjet Channex.io siguron lidhje me të gjitha platformat kryesore globale dhe lokale.

Kursim kohe real

Hotelet kursejnë mesatarisht 3–4 orë pune në ditë duke eliminuar menaxhimin manual të kanaleve.

Gati të lidheni me 100+ kanale?

Zero overbooking
Sinkronizim < 5 sek
Setup në 1 ditë

Rezervime direkte.
Komisione zero.

Motori i rezervimeve të LuxHotel System integrohet direkt në faqen tuaj të internetit, klientët rezervojnë pa ndërmjetës dhe ju mbani çdo qindarkë. Çdo numër verifikohet me kod dhe pagesa kryhet online me POK, pa rezervime false dhe pa dhoma që mbeten bosh.

Booking Engine: faqja kryesore me dhomat dhe çmimet

Si funksionon Booking Engine-i?

Booking Engine-i është një faqe rezervimi e personalizuar që integrohet direkt në faqen tuaj. Klientët shohin disponueshmërinë dhe çmimet në kohë reale, verifikojnë numrin e tyre, paguajnë me kartë përmes POK, dhe rezervimi shfaqet automatikisht në sistemin tuaj pa asnjë hap manual.

1

Klienti viziton faqen tuaj

2

Zgjedh datat dhe tipologjinë e dhomës

3

Verifikon numrin me kod 6-shifror

4

Paguan online me kartë përmes POK

5

Rezervimi shfaqet direkt në PMS

Rezervim Direkt vs OTA

Nëpërmjet Booking.com

Komisioni 15–18%
Klienti i OTA, jo juaj
Çmim i lartë

Direkt me LuxHotel

Zero komision
Klienti juaj direkt
Çmim konkurrues
E re

Verifikim i numrit kundër rezervimeve spam

Përpara se rezervimi të konfirmohet, klienti merr një kod 6-shifror në numrin e tij të WhatsApp dhe e fut atë në formular. Pa numër të verifikuar nuk kalon asnjë rezervim, kështu që recepsioni juaj nuk humb kohë me emra false dhe dhoma të bllokuara pa qëllim.

  • Kod 6-shifror në WhatsApp
  • Bllokon rezervimet false dhe boto-t
  • Numër i saktë për çdo klient në PMS
POK

Pagesa online direkt në booking engine me POK

Klienti paguan me kartë pa dalë nga faqja juaj, përmes POK, platformës kryesore të pagesave digjitale në Shqipëri. Rezervimi vjen i parapaguar dhe paratë kalojnë direkt në llogarinë e hotelit, pa pritur për transferta ose para në dorë.

  • Kartat Visa dhe Mastercard, pagesë e sigurt
  • Rezervim i parapaguar, zero no-show
  • Pagesa regjistrohet vetë në panelin tuaj
Platforma Cloud

Pse të zgjidhni një sistem cloud?

Sistemi i bazuar në web nuk është vetëm praktik, është mënyra më e sigurt, më ekonomike dhe më fleksibël për të menaxhuar pronën tuaj.

Pa instalim

Sistemi funksionon drejtpërdrejt nga shfletuesi. Nuk keni nevojë të instaloni asgjë në kompjuterin tuaj, thjesht identifikohuni dhe filloni.

Backup automatik

Të dhënat tuaja ruhen në mënyrë të vazhdueshme dhe automatike në serverë me kapacitet të palimituar. Informacioni juaj është gjithmonë i sigurt.

Siguri bankare

Komunikimi kryhet nëpërmjet lidhjeve të enkriptuara SSL. Infrastruktura jonë është e certifikuar dhe skanuar vazhdimisht nga ente të pavarura.

Çdo pajisje

Aksesoni panelin nga laptopi, tableta apo telefoni juaj. Hoteli juaj nuk njeh kufi gjeografik, ju gjithashtu nuk duhet ta keni.

Gjithmonë i disponueshëm

98% disponueshmëri e garantuar gjatë vitit. Sistemet cloud eliminojnë ndalesat nga probleme harduerike apo softuerike lokale.

Kurseni mbi 4 orë në ditë

Automatizimi i proceseve rutinore, nga sinkronizimi i kanaleve te raportet financiare, ju liron kohën për të pritur klientët tuaj siç meritojnë.

LuxHotel System në iPhone

Optimizuar për celular

Menaxhoni hotelin nga çdo vend.

Aksesoni panelin nga telefoni juaj kudo dhe në çdo kohë. Check-in, rezervime dhe njoftime, gjithçka në gishtat tuaj.

Zgjedhja e sistemit të duhur mund t'ju kursejë mbi 4 orë pune në ditë.

Çfarë thonë
klientët tanë

"Që kur filluam të përdorim LuxHotel System, overbooking-u u bë histori. Sinchronizimi me Booking.com dhe Airbnb është i menjëhershëm dhe paneli është tepër i lehtë për t'u përdorur."

AK

Arben Kola

Pronar, Hotel Riviera Sarandë

"Raportimi financiar tani merr 5 minuta, jo 2 orë. Ekipi i mbështetjes është gjithmonë i disponueshëm dhe e kanë zgjidhur çdo problem brenda minutave."

MH

Mirela Hoxha

Menaxhere, Vila Berat

"Me 3 prona dhe 80 dhoma, kisha nevojë për një sistem që i menaxhon të gjitha nga një vend. LuxHotel System e bën këtë me profesionalizëm të plotë."

GD

Gentian Dema

Drejtor, Resort Dhermi Group

Sa do të paguani?

Çmimi përfshin PMS-in e plotë me Channel Manager. Llogaritni çmimin tuaj bazuar në numrin e dhomave.

10
10200

Minimumi për hotele është 10 dhoma.

Channel Manager i përfshirë në çdo plan

Çmimi Juaj

240/vit

Çmimi mujor disponohet vetëm në promocione. Kontaktoni shitjet.

Numri i dhomave × €2 × 12 muaj
Pa kontrata afatgjata

Çfarë përfshihet

PMS dhe Front Desk
Kalendari i rezervimeve
Menaxhimi i dhomave
Regjistrimi i rezervimeve manuale
Rezervime te thjeshta ne grup
Check-in dhe check-out
Menaxhimi i klientëve
Channel Manager
Lidhja me Booking.com
Lidhja me Airbnb
Lidhja me Expedia
Lidhja me Agoda
Lidhja me Trip.com
Lidhja me kanale të tjera OTA
Sinkronizimi automatik i rezervimeve
Sinkronizimi i disponibilitetit
Sinkronizimi i çmimeve në pak sekonda
Reduktimi i rrezikut të overbooking-ut
Booking Engine
Rezervime direkte nga website-i
Zero komision nga LuxHotel System për rezervimet direkte
Integrimi i pagesave online
Raporte financiare
Raporte të rezervimeve
Raporte sipas kanalit
Raporte të pagesave
Eksportimi i raporteve
Menaxhimi nga telefoni
Menaxhimi nga kompjuteri
Sistem cloud
Backup automatik
Përditësime automatike
Onboarding
Mbështetje teknike

Pagesë ekstra

×€20 × 12 muaj
Mesazhet me Booking, Airbnb, Expedia direkt nga PMS
Menaxhimi i review-ve direkt nga PMS

Pagesa e sigurt me

POK
Mastercard
Rreth Nesh

Ndërtuar nga njerëz
që njohin industrinë.

LuxHotel System lindi nga nevoja reale e tregut shqiptar: hotele të mira me menaxhim manual, të ndarë midis shumë sistemeve, tabelave (spreadsheets) dhe grupmesazhesh. E dinim që mund të bëhej më mirë.

Sot ofrojmë teknologji të nivelit botëror me mbështetje lokale, çmime të përballueshme dhe asnjë kontratë që ju kushtëzon.

Bazuar në Shqipëri

Ekip lokal me njohje të thellë të tregut dhe kërkesave ligjore vendase

Fokus në Rezultate

Çdo tipar është projektuar për të rritur të ardhurat dhe kursyer kohën tuaj

Siguri & Privatësi

Enkriptim SSL, backup automatik dhe infrastrukturë e certifikuar

Mbështetje e Vërtetë

Asnjë chatbot, njerëz të vërtetë që e njohin produktin dhe pronën tuaj

Recepsioniste duke pritur një rezervim në telefon te banaku i hotelit

Vizioni ynë

"Çdo pronar hoteli në Shqipëri të ketë akses në teknologji botërore, pa kompleksitet dhe pa çmime të papërballueshme."

Integrime kryesore

Booking.comAirbnbExpediaWhatsAppStripeChannex
Kontakt

Filloni sot.
Pa asnjë rrezik.

Plotësoni formularin dhe ekipi ynë do t'ju kontaktojë brenda 24 orëve. Demo falas, pa kontratë, pa kosto fillestare.

Email

info@luxhotelsystem.com

Adresa

Tiranë, Shqipëri

Çfarë përfshihet

Demo e personalizuar 30 minuta
Onboarding falas
30 ditë provë pa pagesë
Asnjë kontratë afatgjatë

Duke dërguar formularin, pranoni Politikën e Privatësisë tonë.