Integrim me Google Hotels

Regjistrimi në Google Hotels.
Çmimi më konkurrues, 0% komision.

Ne regjistrojmë hotelin tuaj në Google Hotels dhe lidhim tarifat direkt me LuxHotel System. Klienti ju gjen në Google, sheh çmimin tuaj më të mirë me shenjën «Official site» dhe rezervon direkt te ju, pa komision për askënd në mes.

Regjistrimin e bëjmë ne0% komisionShenja «Official site»Sinkron me PMS-in
Si funksionon
google.com/travel/hotels
Faqja e çmimeve në Google Hotels ku tarifa zyrtare e hotelit shfaqet mbi Booking.com, Expedia dhe Hotels.com

Një kanal shitjeje që nuk ju merr përqindje

Google Hotels e vendos tarifën tuaj direkte përballë OTA-ve, në të njëjtën listë, para të njëjtit klient. Ndryshimi është se këtu rezervimi vjen i plotë te ju.

Klienti ju gjen te Google

Kërkimi për një dhomë sot nis te Google Search ose Google Maps. Prona juaj shfaqet me foto, vlerësime, hartë dhe çmim, pa u dashur të kalojë fare nga një OTA.

Çmimi juaj është më konkurruesi

Pa komision mbi rezervimin, ju mund të shfaqni një tarifë më të mirë se Booking.com apo Expedia. Google i rendit ofertat sipas çmimit dhe e juaja del në krye.

Rezervimi vjen direkt te ju

Butoni i Google çon te booking engine juaj, jo te një ndërmjetës. Rezervimi dhe pagesa hyjnë menjëherë në LuxHotel System.

Regjistrimin e bëjmë ne, nga fillimi në fund

Ju nuk keni nevojë të merreni me Google Business Profile, Hotel Center apo feed-e çmimesh. Ne i kryejmë të katër hapat.

01

Verifikojmë pronën

Krijojmë ose marrim në menaxhim Google Business Profile të hotelit tuaj dhe kryejmë verifikimin e pronësisë.

02

Regjistrojmë në Google Hotels

Hoteli regjistrohet në Google Hotel Center dhe lidhet me LuxHotel System nëpërmjet partnerit tonë teknologjik.

03

Dërgojmë tarifat automatikisht

Çmimet dhe disponueshmëria nga PMS-i juaj shkojnë te Google në mënyrë të vazhdueshme, pa asnjë punë manuale.

04

Dilni live me 'Official site'

Tarifa juaj shfaqet krahas OTA-ve, e shënuar si faqja zyrtare e hotelit. Klienti klikon dhe rezervon direkt.

Shembull real

Kështu duket në praktikë

Një pronë në Tiranë e listuar në Google me tarifën e vet direkte. Çmimi zyrtar i pronës del nën Hotels.com dhe Expedia, ndërsa rezervimi shkon te hoteli, jo te ndërmjetësi.

google.com/travel/search · Tiranë
Rezultate të Google Hotels për Tiranën ku prona me shenjën 'Official site' ka çmimin më të ulët krahasuar me Expedia dhe Hotels.com

Shenja «Official site»

Klienti e dallon menjëherë faqen zyrtare të hotelit.

Çmimi më i ulët në listë

ALL 3,167 përballë ALL 3,480 dhe ALL 3,604 të OTA-ve.

0% komision

Shuma e plotë e rezervimit mbetet te hoteli.

Sa ju kushton çdo rezervim nga një OTA

I njëjti klient, e njëjta dhomë, i njëjti qëndrim. Ndryshon vetëm rruga nga e cila vjen rezervimi.

Rezervim nga OTA

Komision 15% mbi vlerën

3 net × €100
€300
Komisioni i platformës
−€45
Ju mbeten
€255
Direkt

Rezervim nga Google Hotels

Komision 0%

3 net × €100
€300
Komisioni i platformës
€0
Ju mbeten
€300

Vetëm 10 rezervime të tilla në muaj bëjnë €450 diferencë.Komisioni i OTA-ve zakonisht luhatet 15–20%. Llogaritja më sipër përdor 15%.

Çfarë përfshihet
në regjistrim.

Nga verifikimi i pronës deri te rezervimi i parë që bie në panel: gjithçka brenda abonimit tuaj, pa kosto shtesë.

  • Regjistrim dhe verifikim i pronës në Google
  • Konfigurim i plotë i Google Hotel Center
  • Lidhje e tarifave me PMS-in tuaj
  • Përditësim automatik i çmimeve dhe disponueshmërisë
  • Booking engine me pagesa online të sigurta
  • Shenja 'Official site' pranë emrit të hotelit
  • 0% komision për çdo rezervim që vjen nga Google
  • Mbështetje teknike në shqip

Provoni falas 30 ditë

Regjistrojmë hotelin tuaj në Google Hotels dhe e lidhim me booking engine-in tuaj. Pa kartë krediti, pa kontratë.

€2 / dhomë / muaj · gjithçka e përfshirë

Pyetjet më të shpeshta

Sa kushton regjistrimi në Google Hotels?

Regjistrimi dhe listimi janë të përfshira në abonimin tuaj LuxHotel System. Nuk ka tarifë shtesë dhe nuk paguani asnjë komision për rezervimet që vijnë nga Google.

A më duhet një faqe interneti për hotelin?

Ju duhet një booking engine ku Google ta dërgojë klientin. Nëse nuk keni faqe, ne ju ndërtojmë faqen dhe motorin e rezervimeve; nëse keni, e lidhim me atë ekzistuese.

Sa kohë duhet derisa hoteli të shfaqet në Google?

Pasi verifikohet prona dhe lidhen tarifat, listimi bëhet aktiv brenda pak ditësh. Verifikimi i Google Business Profile mund të zgjasë më shumë nëse Google e kërkon me postë.

A e prish kjo marrëdhënien me Booking.com?

Jo. Ju vazhdoni të shisni normalisht në të gjitha OTA-t. Google Hotels thjesht shton një kanal ku tarifa juaj direkte shfaqet krahas tyre.

A mund të shfaq një çmim më të ulët se në OTA?

Në shumicën e rasteve po. Tarifa direkte është e juaja dhe mund ta bëni më konkurruese sepse nuk mbani komision mbi të. Kontrolloni gjithsesi kushtet e paritetit në kontratën me secilin kanal.

Kush i menaxhon çmimet pas regjistrimit?

Ju, nga i njëjti panel. Çmimet që vendosni në LuxHotel System shkojnë njëkohësisht te Google, te faqja juaj dhe te OTA-t e lidhura me channel manager.

Bëni hotelin tuaj të dukshëm te Google

Ne kujdesemi për regjistrimin, verifikimin dhe lidhjen e tarifave. Ju merrni rezervime direkte, me çmimin tuaj më konkurrues dhe 0% komision.