Frontend

Profilet e Klientëve

Databaza qendrore e mysafirëve. Ruan historikun e qëndrimeve, preferencat, të dhënat e kontaktit dhe dokumentet e identifikimit.

Lista e Mysafirëve

Çdo mysafir ka një profil të dedikuar që krijohet automatikisht me rezervimin e parë. Profili ruan: emrin e plotë, emailin, numrin e telefonit, shtetësinë, llojin dhe numrin e dokumentit të identifikimit.

Mysakirët klasifikohen si Standard, VIP ose Korporatë. Statusi VIP shfaqet me ikonë të veçantë në të gjitha pamjet e sistemit.

Lista e profileve të klientëve
Lista e profileve të klientëve

Historiku i Qëndrimeve

Çdo profil mysafiri tregon historikun e plotë të qëndrimeve: datat, dhomat, kanalet e rezervimit dhe shumat e paguara. Kjo ndihmon recepsionin të njohë mysafirët e rregullt dhe të personalizojë shërbimin.

Vlera totale e jetës (lifetime value) llogaritet automatikisht si shuma e të gjitha rezervimeve të paguara.

Profili i detajuar i një mysafiri
Profili i detajuar i një mysafiri

Shënimet dhe Preferencat

Stafi mund të shtojë shënime private te çdo profil mysafiri, preferencat e dhomës, alergjitë, kërkesat speciale. Shënimet janë të dukshme për të gjithë stafin por jo për mysafirin.