Kanalet OTA
Menaxhimi i lidhjeve me platformat e rezervimeve online. Sinkronizimi i disponueshmërisë, tarifave dhe rezervimeve nëpërmjet Channex.
Kanalet e Lidhura
Faqja e kanaleve liston të gjitha platformat OTA të lidhura me pronën: Booking.com, Airbnb, Expedia, Agoda dhe 100+ të tjera. Çdo kanal tregon statusin e lidhjes, datën e sinkronizimit të fundit dhe numrin e rezervimeve të marra.
Lista e kanaleve OTA të lidhura
/public/screenshots/channels-list.pngIntegrimi me Channex
LuxHotel System përdor Channex si layer të channel management-it. Channex menaxhon të gjitha komunikimet me API-të e OTA-ve dhe garanton sinkronizim të disponueshmërisë dhe tarifave në kohë reale.
Kur një rezervim hyn nga Booking.com, rrjedha është: OTA → Channex → Cloud Function → Firestore. Gjatë kësaj rrjedhe, disponueshmëria e atyre datave bllokohet automatikisht në të gjitha kanalet e tjera.

Mapimi i Llojeve të Dhomave
Çdo lloj dhome në LuxHotel System duhet të lidhet (mapped) me llojin përkatës të dhomës në Channex. Ky mapim bën të mundur që rezervimet e ardhura nga OTA-t të caktohen te lloji i saktë i dhomës në sistem.