Frontend

Menaxhimi i Rezervimeve

Lista qendrore e të gjitha rezervimeve të pronës. Ofron filtrim, kërkim dhe akses të shpejtë te detajet e çdo rezervimi.

Tabela e Rezervimeve

Tabela liston të gjitha rezervimet me kolonat kryesore: emri i mysafirit, dhoma, periudha e qëndrimit, kanali i rezervimit, statusi dhe shuma totale. Në ekrane laptopi, kolona e periudhës dhe kanali bashkohen automatikisht si nënshkrim i kolonës së mysafirit për të kursyer hapësirë.

Çdo rresht ka butonin e kalendarit (shton rezervimin si event kalendarik) dhe butonin e veprimeve për akses të shpejtë.

Tabela kryesore e rezervimeve me filtrat
Tabela kryesore e rezervimeve me filtrat

Filtrimi dhe Kërkimi

Rezervimet mund të filtrohen sipas statusit (i ri, konfirmuar, checked-in, anuluar etj.), kanalit, periudhës dhe dhomës. Kutia e kërkimit filtron në kohë reale sipas emrit të mysafirit ose numrit të rezervimit.

Paneli anësor me detajet e rezervimit
Paneli anësor me detajet e rezervimit

Detajet e Rezervimit

Duke klikuar mbi një rezervim hapet paneli anësor me të gjitha detajet: informacioni i mysafirit, detajet e dhomës dhe periudhës, statusi aktual, shënimet dhe historiku i ndryshimeve.

Nga ky panel mund të ndryshoni statusin, të shtoni shënime, të shikoni faturat dhe të dërgoni konfirmim me email ose WhatsApp direkt tek mysafiri.

Butoni i kalendarit është i fshehur për rezervimet e anuluara dhe mos-paraqitjet (no_show), pasi nuk ka kuptim t'i shtosh ato si evente.

Rezervim i Ri Manual

Rezervimet manuale krijohen nga butoni 'Rezervim i Ri' në krye të faqes. Formulari kërkon: emrin e mysafirit, dhomën, datat e check-in/check-out, numrin e të rriturve dhe fëmijëve, kanalin dhe çmimin.

Rezervimet manuale nuk sinkronizohen automatikisht me OTA-t, ato regjistrohen vetëm në sistemin lokal.