Udhëzues hap pas hapi

Si ta lidhni hotelin me Google Hotels
nga paneli i LuxHotel

Shtatë hapa brenda Channel Manager: krijoni kanalin Google Hotel Search, zgjidhni dhomat, rregulloni çmimin për këtë kanal dhe plotësoni të dhënat që kërkon Google.

Rreth 10 minutaPa njohuri teknikeGjithçka brenda panelit

Përpara se të filloni

  • Akses si administrator në panelin tuaj LuxHotel System.
  • Dhomat dhe tarifat të krijuara te Room Types & Rates.
  • Fotot, përshkrimi dhe politikat e pronës gati, sepse i kërkon Readiness Check në fund.

Skeda General Settings

Krijimi i kanalit dhe testimi i lidhjes me Google.

1

Hapni Channel Manager

Në menynë anësore të panelit, te seksioni SYSTEM, klikoni Channel Manager. Këtu shfaqen të gjitha kanalet e shitjes që janë lidhur me pronën tuaj.

LuxHotel System · Channel Manager
Menyja anësore e panelit LuxHotel me zërin Channel Manager të theksuar te seksioni SYSTEM, pranë listës së kanaleve ekzistuese
2

Klikoni butonin Create

Në këndin e djathtë sipër, mbi tabelën e kanaleve, klikoni butonin blu Create. Hapet dritarja Create Channel.

LuxHotel System · Channel Manager
Butoni blu Create në këndin e djathtë sipër të tabelës së kanaleve, pranë butonave Refresh dhe Advanced Search
3

Zgjidhni Google Hotel Search

Te fusha Channel shkruani fjalën goog dhe zgjidhni Google Hotel Search nga lista që shfaqet. Te Title vendosni një emër me të cilin ta dalloni lehtë kanalin, për shembull emri i hotelit. Currency mund ta lini Auto.

LuxHotel System · Channel Manager
Dritarja Create Channel me fushën Channel ku është shkruar teksti goog dhe sugjerimi Google Hotel Search, poshtë fushat Title dhe Currency me vlerën Auto
4

Testoni lidhjen dhe klikoni Next

Klikoni Test Connection. Kur shfaqet shenja jeshile Successful Connection, klikoni Next për të kaluar te Mapping.

Shënim: Connection Settings lërini si janë nëse nuk keni një kërkesë të veçantë. Channel Status qëndron Pending derisa të plotësohet Readiness Check, ndërsa Booking Engine Link gjenerohet pasi kanali të krijohet dhe të aktivizohet.

LuxHotel System · Channel Manager
Dritarja Create Channel me kanalin Google Hotel Search të zgjedhur, butoni Test Connection, mesazhi Successful Connection dhe butoni Next

Skeda Mapping

Cilat dhoma dhe tarifa dërgohen te Google.

5

Zgjidhni dhomat që do të listohen

Klikoni Select all për të përfshirë të gjitha dhomat dhe tarifat në listimin e Google, ose shënoni një nga një vetëm dhomat që doni të shiten përmes këtij kanali.

Shënim: Çdo dhomë ka poshtë tarifën e vet, p.sh. Standard Rate. Nëse një dhomë nuk shënohet këtu, ajo nuk do të shfaqet fare në Google.

LuxHotel System · Channel Manager
Skeda Mapping me kutinë Select all të shënuar dhe lista e dhomave me tarifat përkatëse Standard Rate

Skeda Channel Settings

Çmimi që shfaqet në Google për këtë kanal.

6

Rregulloni çmimet për këtë kanal

Te Derived Rates Settings mund ta ngrini ose ta ulni çmimin vetëm për Google, pa prekur tarifat bazë të pronës. Zgjidhni një Rate Logic, shkruani vlerën në fushën ngjitur dhe ruani.

Rate LogicÇfarë bënShembull
Increase By AmountRritje me shumë fikseTarifa bazë + 10 €
Decrease By AmountUlje me shumë fikseTarifa bazë − 10 €
Increase By PercentRritje me përqindjeTarifa bazë + 15%
Decrease By PercentZbritje me përqindjeTarifa bazë − 30%
LuxHotel System · Channel Manager
Skeda Channel Settings me Derived Rates Settings dhe dropdown-in Rate Logic që tregon katër opsionet e ndryshimit të çmimit

Skeda Readiness Check

Të dhënat e pronës pa të cilat listimi nuk del live.

7

Plotësoni të dhënat që kërkon Google

Ky seksion kompletohet vetëm në momentin që plotësohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Çdo rresht është një link: klikoni mbi të dhe hapet moduli i pronës ku bëni ndryshimin, pastaj kthehuni këtu.

  • Fotot e pronës

    Ngarkoni fotot e hotelit dhe të dhomave.

    uploaded_photos
  • Përshkrimi i pronës

    Teksti që përshkruan hotelin tuaj.

    property_descriptions
  • Politika e hotelit

    Orari i check-in/check-out dhe rregullat e shtëpisë.

    hotel_policy_id
  • Politika e anulimit

    Kushtet me të cilat klienti mund të anulojë.

    default_cancellation_policy_id
  • Facilitetet

    Wi-Fi, parkim, mëngjes dhe shërbimet e tjera.

    facilities
LuxHotel System · Channel Manager
Skeda Readiness Check me listën e fushave të munguara: uploaded_photos, property_descriptions, hotel_policy_id, default_cancellation_policy_id dhe facilities

Gati. Çfarë ndodh më pas?

Kur Readiness Check nuk shfaq më asnjë fushë të munguar, kanali del nga statusi Pending. Nga ai moment çmimet dhe disponueshmëria e dhomave që zgjodhët te Mapping dërgohen automatikisht te Google, dhe rezervimet kthehen direkt në panelin tuaj.

  • Çmimet përditësohen vetë nga tarifat e pronës.
  • Hoteli shfaqet me shenjën Official site.
  • Rezervimi bie direkt te LuxHotel System.

Ju ndihmojmë ta kryejmë ne konfigurimin, nëse preferoni. ose telefononi te +355 69 378 3585.